Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit të listës së kandidatëve për deputetë ishte shprehur se Hasani nuk do të ishte pjesë e listës zgjedhore.

Megjithatë, pas publikimit të listës, Hasani rezultoi një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

I ftuar në emisionin Info Nata në Tëvë1, Hasani tha se kandidaturat vendosen sipas rregullave dhe procedurave të partisë.

“Rregullat janë më të ndryshme. Zakonisht deputetëve që kanë qenë iu bëhet ftesa apo kërkesa se a do të jenë kandidatë apo jo. Edhe unë kam qenë pjesë e atyre deputetëve që pata vullnetin të jem pjesë, sepse na pyetën a do të garosh apo jo”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se kishte mbështetje edhe nga strukturat e partisë në Prizren.

“Kemi pasur edhe kërkesat e degëve dhe nëndegëve në Prizren, kështu që Shaqir Totaj për mua e ka dhënë një mendim pozitiv vetëm për degën, por ndoshta nuk i ka pasur të mjaftueshme njohuritë për rrjedhat se si duhet të jenë”, u shpreh ai.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Hasani theksoi se raportet me Totajn vazhdojnë të jenë të mira dhe se deklarata nuk ka ndikuar në marrëdhëniet mes tyre.

“Ne kemi raporte të mira me të, kemi besueshmëri te njëri-tjetri dhe mbështetje nëpër fushata, kështu që nuk ka pasur një efekt. Janë ato të menduarit që mund të tejkalohen. Është mirë kur ka kritikë, është mirë kur ka besueshmëri dhe mbështetje”, ka deklaruar Hasani.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit