11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Horrori vjen Kosova

katunar-300x164Një regjisor kanadez, një vajzë shqiptare që jeton në Kanada dhe një titull i çuditshëm, janë fijet që tjerrin filmin e parë të zhanrit horror shqiptar, i cili do të xhirohet në Kosovë.

“Katunar” është filmi i parë artistik i xhiruar në Kosovë. Regjisori kanadez Dion Ventress sjell në ekran një triller suspansë të një qyteti të vogël.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat amerikane, regjisori ka folur për projektin dhe e filmit.

Subjekti flet për një vajzë me emrin Adelina, e cila jeton në Kanada dhe rikthehet në Kosovë pas vdekjes së babait. Ajo mëson se ka trashëguar një shtëpi në qytetin e vogël të Kaçanikut. Gjatë qëndrimit aty, shtëpia fillon të ketë aktivitete paranormale. Ndërsa ajo përballet me këto përjetime, fqinjët i tregojnë legjendën e një shkëmbi të madh në qytet, i cili ka dy ‘vrima shpelle’ në kulm, ku sipas gojëdhënave aty brenda ka ende njerëz që jetojnë aty që nga lufta. Të vdekurit ngrihen nga varret, ndërsa heroina e filmit përjeton halucinacione. A po jeton ajo në një “shtëpi fantazmash”? “Bëhet fjalë për legjendën misterioze të katunarëve në shpella”, shpjegon regjisori.

Regjisori Ventress po ashtu ka folur për Kosovën, duke thënë se edhe pse shumë njerëz të huaj e shohin ende si një vend me rrezik të lartë, për të ka qenë një nga vendet më të sigurta.

Ventress ka më shumë s e 20 vite që punon në prodhimin e filmave dhe në televizion në vendin e tij, Kanada. Ai rrëfen edhe njohjen e parë me Kosovën, vendi ku ai po xhiron edhe filmin e tij horror.

“Duke pasur një shije për muzikën globale, nisa të prezantohem me muzikën pop shqiptare dhe përfundova duke vizituar Kosovën në vitin 2008 me paratë që kishte fituar nga një turne filmi në Finlandë”. Duke takuar njerëz të ndryshëm në industrinë e medias në Kosovë, regjisori u impresionua me talentet që gjeti në vend dhe sesi mund të gjendet një mundësi teknike për ta shtyrë më tej. “Më kërkoi një kompani vite më vonë për të punuar mbi një skenar për një film aksion. Fatkeqësisht, kompania u mbyll dhe u ktheva vitin e kaluar për të investiguar sesa e mundur ishte të bëja një film artistik në vend”. Sipas regjisorit kontributi nuk është vetëm në realizimin e filmit të parë horror në vend, por edhe në sigurimin e punësimit. “Kam parë sesi investimi në industrinë e filmit në vendit tim na kishte ndihmuar të bëheshim forcë botërore në prodhimin e filmave me metrazh të gjatë. Besimi im është se Kosova ka talent dhe potencial për të pasur të njëjtin rezultat.

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Lajmet e Fundit