6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Abrashi: Disa kuvendarë të opozitës janë shitur për tenderë

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi ka akuzuar kolegët e partive tjera opozitare, se po shiten për tenderë. Ai tha se kuvendarët e partive tjera opozitare duhet të qartësojnë pozicionin e vetë.

“Fatkeqësisht ka kuvendar që janë shitë te pushteti për tenderë. Kjo është tragjike, dhe shumë e dhimbshme”, ka thënë Abrashi në TVPZ.

Sipas tij, deri më tash vetëm kuvendarët e VV-së kanë tregua se janë opozitë e vërtet në Prizren.

“Nuk e themi për krenari se VV është opozita më e zëshme në Prizren, sepse dëshirojmë që edhe partitë tjera opozitare të luajnë rolin e vetë, por e vërteta është se ata nuk e kanë qartësuar ende se a janë për qytetarin apo me pushtetin”.

Abrashi ka përmendur kuvendarët e LDK-së se nuk po e luajnë rolin e opozitës.

“Fatmirësisht seancat e Kuvendit të Komunës transmetohen edhe në media, prandaj edhe qytetarët po shohin se kush po i mbron interesat e tyre e kush po shitet për tenderë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit