15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Agon Myftari sjell shfaqjen “Vigjilje” në Prizren

Me regji të Agon Myftarit, komedia e errët “Vigjilje” do të shfaqet për adhuruesit e teatrit në Prizren. Kjo shfaqje është e para për këtë vit në Teatrin e Prizrenit.

Puna për realizimin e saj ka filluar qe disa javë dhe provat e para janë mbajtur në një sallë të vogël në teatër, pasi skena ka qenë e zënë me disa projekte të tjera. Megjithatë, realizimi i kësaj shfaqje ka nisur mbarë dhe puna ekipore është duke shkuar mirë, bënë të ditur emisioni Express.

Shfaqja e sjellë historinë e një vejushe e cila para dy vjetëve e humb burrin, një zjarrfikës, i cili vdes në detyrë në përpjekje për ta shpëtuar një bebe nga një ndërtesë që po digjej. Në vend se të mbajë zi, ajo e mban shpirtin e burrit të saj në një kuti dhe shpesh e nxjerr atë për të bërë biseda dhe përqafime të kohëpaskohshme. Pas dy vjetësh ajo cakton takim me një vardisës, një shok të burrit të saj.

Më e veçanta në tërë këtë projekt është se punën e tij me këtë shfaqje, regjisori Agon Myftari ia dedikon babait të tij të ndjerë, aktorit të mirënjohur të filmit dhe teatrit Hazir Myftarit, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Arta Selimi, Ernest Malazogu, Alban Morina, Alban Krasniqi, Xhevdet Doda, Liridona Shehu, Rifat Smani janë aktorët e kësaj shfaqjeje, puna e të cilëve kërkon goxha energji këtë herë. Ata do të paraqiten me nga dy role te ndryshme.

Premiera e shfaqjes “Vigjilje” pritet të dalë në fillim të muajit maj.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Qeveria mblidhet sot, në fokus masat e përkohshme për produktet bazë

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në mbledhjen e radhës, ku ndër çështjet kryesore në shqyrtim pritet të jetë Projektligji për Masat e Përkohshme të...

Lajmet e Fundit