14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dhjetë të lënduar (Foto)

Dhjetë të plagosur është bilanci i një aksident të rëndë që ndodhi pasditen e sotshme rreth orës 17:50 në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen.

Një automjet tip “Ford” me targë AA 776 LD dhe një tjetër tip “Volswagen” me targa gjermane BHY 264, u përplasën në afërsi të një karburanti, dhe si pasojë mbetën të plagosur dhjetë persona që udhëtonin. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe ambulanca, raporton “Shekulli”.

Personat e plagosur u dërguan fillimisht në qendrën spitalore të afërt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të plagosur mbetën shtetasit, Klevis Hahmetaj 16 vjeç, Lavdije Hahmetaj 43 vjeçe, Elsuida Hahmetaj 20 vjeçe, Kledis Hahmetaj 12 vjeçe, Agron Hahmetaj 40 vjeç, Artjola Hahmetaj 40 vjeçe, Merita Bytyçi 41 vjeçe, Erlis Bytyçi 14 vjeç, Azem Bytyçi 46 vjeç dhe Arbelina Bytyçi.

Të plagosurit me helikopter drejt Tiranës

Dhjetë të plagosurit u transportuan drejt Tiranës me ambulancë, ndërsa dy fëmijët që ishin në mesin e të plagosurve mbërritën me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Ata iu nënshtruan një operacioni, pasi kishin marrë plagë të rënda nga përplasja. Në spital mbërriti edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, për të mësuar gjendjen e të plagosurve.

Aksident ne Rrugen e KombitAksident ne Rrugen e Kombit1

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit