9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Çfarë ligjshmërie po kërkon Nexhat Çoçaj ?!

Ridvan Hoxha

Muaji korrik në Prizren po përshkruhet me të tjera afera në arsimin e kësaj komune. Kur jemi në pritje të Vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen Muja, për habi na doli një konkurs për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendsdrejtorëve të shkollave. Kush e publikon këtë konkurs, kush e bën këtë emërim, sigurisht jo një person i cili është në pritje të verdiktit përfundimtar të një instance të lartë gjykuese, siç është Gjykata e Apelit.

Që habia të jetë edhe më e madhe, konkursi ka shumë lëshime, sidomos në kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët për pozita të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, sidomos në pikën ku thuhet se drejtori dhe zëvendësdrejtori do të jenë në “punë provuese” 12 mujore. Si mund të provohet me punë provuese një drejtues (udhëheqës) i shkollës, ai veq duhej të ishte i provuar, përmes punës së tij në arsim. Ndoshta është fjala për punë provuese në shërbim të partisë në pushtet !

Por që befasia të jetë më e madhe, po flitet se Drejtori i DKA gjoja ka kërkuar nga MASHT, që ky konkurs të anulohet sepse nuk janë respektuar dispozitat ligjore të MASHT-it. Nëse ky drejtor do ta kishte këtë qëllim, jemi në rregull, por ky nuk e ka hallin e ligjit, se ai vetë është shkelësi më i madh i ligjit, ka larguar me dhjetra e dhjetra njerzë nga puna, ka pranuar shumë të tjerë në punë pa konkurse, ka abuzuar me pozitën e drejtorit etj. Po kërkon “ligjshmëri” sepse e ka hetuar se ndikjimi i tij politik është zbehur.

Po kërkon zbatim të ligjshmërisë, po ku po e kërkon, në MASHT! Pse nuk po e kërkon tek organin zyrtar, tek Kryetari i tij z. Muja, apo ndoshta me këtë veprim po don me u shfajsue, se ai nuk është si të ata, se ai është për ligjin, ndërsa këta të tjerët duke e përfshir edhe Mujën janë ata që nuk marrin vendime ligjore, pra janë shkelësit e ligjit. Ky veprim është politikisht i njëanshëm, ngase nuk mundet një drejtor politik i cili është i emruar nga kryetari i komunës, të kërkojë anulimin e vendimeve të po atij kryetari nga një institucion tjetër. Në raste të tilla një drejtor i sinqert vetëtërhiqet.

Edhe z. Ramadan Muja edhe Nexhat Coçaj, si duket e kanë kuptuar se qytetarët e Prizrenit nuk ju besojnë, çfardo që ata të mendojnë apo veprojnë, por po orvaten që në fund të veprimtarisë së tyre politike dhe “sunduese” të shtiren se janë në zbatim të ligjit.
27.07.2015 Ridvan Hoxhaj (LDK)

Më Shumë

Hyseni për herë të pestë fiton çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 31-të...

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Lajmet e Fundit