12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Aksident në rrugën Arllat-Malishevë, 1 i vdekur dhe 6 të lënduar

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Godbold e Bashkimit, MVP e javës së nëntë

Bashkimi ka regjistruar fitoren e nëntë në nëntë ndeshje të Liga Unike Femrat. Prizrenaset kanë shënuar fitore ndaj Tiranës. Adrienne Godbold e mbylli ndeshjen me...

Lajmet e Fundit