Aksion i policisë në Prizren, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka treguar se ky operacion ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.

“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit