28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Aktakuzë kundër një zyrtari policor nga Suhareka

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtari policor H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.M., zyrtar i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Suharekë, më datë 07.05.2016, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin M.P., përkatësisht duke dëmtuar personin N.B.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari N.B., kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një sasi prej tridhjetenëntë (39) thasë të çimentos. Ndërkaq, gjatë një pike të kontrollit të Policisë është ndaluar i dyshuari M.P., i cili ka qenë duke drejtuar kombin me 39 thasë të çimentos që kanë qenë të vjedhura në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarit N.B.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përkundër këtyre fakteve zyrtari policor H.M., duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar nuk ka lejuar që të ndalohet i dyshuari M.P., dhe t’i sekuestrohet përkohësisht çimentoja e vjedhur e cila do të shërbejë si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombi si mjet me të cilën është kryer vepra penale.

Me këto veprime i pandehuri H.M., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës./Telegrafi/

Më Shumë

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Nis ndërtimi i selisë qendrore të “Jetimat e Ballkanit” në Prizren

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka vendosur sot gurthemelin e selisë së saj qendrore në qytetin e Prizrenit, duke realizuar një projekt që ishte...

Lajmet e Fundit