17.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Aktakuzë ndaj Ragip Begajt

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj kryetari të Malishevës Ragip Begajt. Sipas prokurorisë, kryetari Begaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit: R. B., kryetar i Komunës në Malishevë, për shkak të kryerjes së veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzë, raporton zeri.info.

Tutje në aktakuzë thuhet se, i pandehuri, gjatë muajve qershor – gusht 2014, në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se ka shpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet e tij, më qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëm, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

“Edhe pse ky i dëmtuar në bazë të kontratës së punës së lidhur në mes të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, do të duhej t’i kryente detyrat e punës drejtor në Shkollën Fillore të Mesme dhe Ulët “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Astrazup deri më datën 01.10.2015, i pandehuri me dashje dhe dijeni i ka shkelur dispozitat e Ligjit të punës nr. 03/L-212, duke e shpallur konkursin për pozitën e tij pa ia ndërprerë të njëjtit marrëdhënien e punës. Ndërkohë me vendim të marrë nga Komuna e Malishevës, të dëmtuarit në kundërshtim me dispozitat ligjore i ndërpritet marrëdhënia e punës, duke e lënë pa vend të punës dhe të ardhura për jetesë”, thuhet tutje në aktakuzë.

I kontaktuar nga zëri.info, kryetari Begaj ka thënë se nuk mund të flasë rreth kësaj çështje me arsyetimin se ende nuk ka marrë asgjë zyrtare. “Nuk mund të prononcohem ngase nuk kamë asnjë shkresë zyrtare”, tha Begaj.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohet sipas ligjit. /Zëri/

Më Shumë

Bashkimi demanton spekulimet për Wendell Green – klubi sqaron arsyen e mungesës së tij

Klubi i Bashkimit ka reaguar zyrtarisht pas spekulimeve të fundit që qarkulluan në media dhe rrjete sociale lidhur me mungesën e lojtarit Wendell Green...

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim edhe për katër të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë –...

Lajmet e Fundit