1.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Albin Kurti do ta rishikojë buxhetin që e miratoi Avdullah Hoti

Qeveria e Albin Kurtit do ta dërgojë buxhetin e vitit 2021 edhe njëherë në Kuvendin e Kosovës.

E, përgatitjet për këtë tashmë veç kanë filluar, shkruan Front Online.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Muharrem Shahini.

Shahini ka deklaruar se rishikimi i buxhetit do të bëhet në mesin e këtij viti.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është duke bërë përgatitjet për një rishikim substancial të buxhetit 2021 i cili pritet të bëhet nga mesi i vitit”, ka deklaruar Shahini për Front Online.

Ai ka thënë se buxheti për vitin 20121 është në ekzekutim e sipër.

“Aktualisht buxheti për vitin 2021 është në ekzekutim e sipër në përputhje me Ligjin e Buxhetit për vitin 2021”, është shprehur ai, për Front Online.

Sipas tij, vlen të theksohet se prioritet për Qeverinë është lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

E, rishikimin e këtij buxheti Lëvizja Vetëvendosje e kishte paralajmëruar në kohën kur ky i fundit ishte votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Grupit Parlamentar në atë kohë, Liburn Aliu kishte thënë se rishikimin e buxhetit do ta bëjnë në momentin që do ta marrin Qeverinë.

“Por, meqenëse do të jemi në një situatë të tillë dhe do të kemi qeveri tjetër prej kësaj që është sot, pas pak muajsh, atëherë duhet ta kemi parasysh që do mund të bëhet edhe rishikimi i buxhetit që në muajt e parë të qeverisë së ardhshme. Pra, që nga muaji mars e prill eventualisht do të mund të kemi mundësi të rishikimit të buxhetit”, kishte deklaruar Aliu.

Buxheti për vitin 2021 është miratuar më 29 dhjetor me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro./Front Online/

Më Shumë

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit