13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Kështu pritet të organizohen dasmat nëse lejohen

Nëse Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të lejojë organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera, personat e parë me të cilët do të kenë kontakt të ftuarit, do të jenë infermierët.

Ata do të qëndrojnë të dera e sallës dhe do të kontrollojnë temperaturën e të gjithë të ftuarve. Por, cilat janë masat e tjera që duhet të respektohen nëpër restorante për t’u organizuar evente të tilla?

Para gati gjashtë muajsh, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kishte përgatitur një manual se si do të mbahen dasmat dhe ahengjet në kohë pandemie.

Ky manual do të përdoret edhe tash, nëse lejohet organizimi i këtyre ahengjeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, i cili ka thënë se manuali mbetet i njëjti.

Bazuar në këtë manual, tash e tutje në hyrje të sallave do të angazhohet një infermier me një orar 2 orë pune, cili do t’ua kontrollojë temperaturën mysafirëve. Mëditja e tij do të jetë 30 euro dhe për pagesën do të kujdesen pronarët e sallave.

Rregulla të reja do të ketë edhe për kamerierët dhe të tjerët që do të angazhohen në shërbim.

“Punëtorët ose kamerierët do të shërbejnë me dorëza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diametër 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distance 2m e tavolinës nga tavolina tjetër”, thuhet në manual.

Obligative do të jetë edhe posedimi i një liste me emrat e të pranishmëve në aheng që në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kenë adresë për gjurmim dhe këto shënime të ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili punëtor ka shërbyer në ato tavolina.

Ndërkohë, i gjithë stafi do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor si gjithmonë nga mjekët sanitar.

Me manualin e ri, pronarët e sallave duhet të dezinfektojnë objektin, sallën, kuzhinën dhe të vendosin shenja paralajmëruese për kujdes të shtuar si dhe dezinfektues me bazë alkooli nëpër salla.

“Menaxhmenti do të ketë rol kyç dhe të jenë në nivel detyre me qëllim të respektimit të masave nga ana e stafit në mënyre efektive t’i kontrolloj pikat dezinfektuese brenda dhe jashtë objektit të kujdeset që ato të jenë të mbushura me produkte si sapun dhe dezinfektues të kujdesen në pastërtinë e stafit si dhe pauza të shkurta kohë pas kohe personat përgjegjësi të kontrollojnë zbatimin e masave”, thuhet tutje në manual.

Më Shumë

Vizitorët e huaj tronditen nga mbeturinat në Lumbardhin e Prizrenit

Prania e mbeturinave, kryesisht të plastikës, në ujërat e Lumbardhit të Prizrenit krahas aktivistëve lokalë po i irriton edhe vizitorët e huaj të qytetit...

Oktoberfest nuk ka as këtë vit

Autoritetet në Gjermani kanë anuluar festivalin e birrës Oktoberfest në Mynih për shkak të përhapjes së Covid në vend dhe rrezikut për shtimin e...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

PDK në Prizren akuzon Haskukën se ka kthyer dy zëvendësdrejtorë të shkollave

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj kthimit të dy zëvendësdrejtorëve të larguar më parë të shkollës fillore “Lekë Dukagjini”...

Sulm në shkollë, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon tre vetë

Episodi më i fundit i të shtënave që trondit SHBA-në, ka në qendër të tij një 12 vjeçare. Vajza e klasës kishte marrë me vete...

Hajdar Beqa i PDK-së – deputetit të VV-së: Krytë ta heki !

Deputet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi...

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Një i mitur në Suharekë rrokulliset me veturë, merr lëndime trupore

Një i mitur është rrokullisur me veturë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore. Po ashtu është lënduar edhe pasagjeri që ishte me të,...

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express. Teksa kryesuesja e...

Prizrenasja shtatzënë që raportoi dhunimin në motel po jetonte aty me burrin – i dyshuar pronari

Më 3 maj, një grua nga Prizreni bashkë me burrin e saj shkuan në polici për të raportuar një rast dhunimi seksual. 35-vjeçarja ka...

Dënohet Rizan Hoxhaj që mori para në emër të burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së...

Tea tregon se kush ishte simpatia e saj e parë!

Konkurentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram. Dikush nga ta ka qenë kuriozë të dije se...

Prizren, arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton PrizrenPress Arrestimet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës së shtunë. Njoftimi...

Nderohen dëshmorët e kombit në Malishevë

Me rastin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve të Kombit”, sot në Komunën e Malishevës, janë përkujtuar dëshmorët e rënë në luftën për liri....

Vdiq këngëtari i njohur në moshën 51 vjeçare

Ray Reyes, i njohur më shumë si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur fatkeqësisht në moshën 51 vjeçare. Vdekja e tij u njoftua gjatë fundjavës...

Lajmet e Fundit