Albin Kurti te Mytaher Haskuka

Kryetari i Vetëvendosjes po frikësohet se do ta humbë edhe komunën e vetme që i ka mbetur, Prizrenin. Dy ditë pasi këtë komunë e vizituan Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, ku edhe u përfol për bisedime të mundshme me Haskukën për të kaluar në krahun e Molliqajt, Albin Kurti u përgjigj duke shkuar menjëherë në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Në të njëjtën ditë kur Express raportoi për takimin e Ahmetit me Haskukën, si dhe për mundësitë që ky i fundit të ndërrojë kahen e përkrahësve në VV, Kurti vizitoi Prizrenin.

Përmes Facebook-ut, Haskuka ka shkruar se së bashku me “babën” kanë qenë në një koncert. Për Kurtin, ai ka shkruar se është shoku i tij më i veçantë.

“Ndonëse nuk jam njohës i grupit muzikor “Algeires”, me rekomandim të Albinit sonte isha në koncert të grupit nga SHBA në kino Lumbardhi. Njoha shumë miq të rinj dhe i takova disa të vjetër. Ndër ta, shokun më të veçantë dhe kryetarin Albinin. Do ti’a kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së kulturës” ka shkruar Haskuka.

E kryetari i Prizrenit siç duket po tenton të mbajë marrëdhënie të mira me të dy krahët. Për Ahmetin e Sejdiun kishte shkruar se i ka “dosta”, e për Kurtin që e ka shok të veçantë.

Express ka raportuar se Ahmeti ishte edhe i dërguari i Kurtit për pajtim brenda partisë, por i njëjti nuk ia ka arritur qëllimit.

Tash Kurti po frikësohet se Ahmeti dhe ata që identifikohen si krahu i Molliqajt mund ta dëmtojnë edhe më shumë duke i marrë aktivistë dhe zyrtarë tjerë për të themeluar partinë e re. /Express./

/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/albin-kurti-i-frikesohet-shpendit-dhe-dardanit-shkon-urgjentisht-te-haskuka-497040/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit