7.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Albin Kurtit i kërkohet ta shkarkojë zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi

Aktivistët e komunitetit LGBTIQ+ i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta shkarkojë menjëherë zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi. Kjo kërkesë e tyre vjen pasi politikanja nga komuniteti boshnjak kishte thënë para dy vitesh në një prononcim se është kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.

Dy organizata të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+, “Dylberizm” dhe “Replikë”, thonë se ky qëndrim i Rexhepit dëshmon se ajo ka qëndrime homofobeje.

“Ne si Dylberizm dhe Replikë kërkojmë nga Kryeministri Kurti shkarkimin e menjëhershëm të Emilija Redžepi nga kjo pozitë, si dhe emërimin e një personit që kauzën për të drejtat e njeriu e ka të përbrendësuar në mendime dhe veprime, pa përjashtime”, thuhet në reagim.

 

“Emilija Redžepi nga partia NDS gjatë vitit 2019 në intervistën dhënë për Kallxo.com, është deklaruar se është kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Kjo dëshmon që Zëvendëskryeministrja e Kosovës, e caktuar për të punuar në çështjet e të drejtave të njeriut, ka qëndrime homofobike dhe nuk beson në barazi për të gjithë njerëzit. Emërimi i një homofobeje në pozitën e zv. Kryeministres për çështje të pakicave dhe të Drejtave të Njeriut është tejet shqetësuese dhe e rrezikshme për respektimin e të drejtave të njeriut, më saktësisht të drejtat e komunitetit LGBTIQ+”, vazhdon reagimi i këtyre aktivistëve.

“Dylberizm” dhe “Replikë” mendojnë se emërimi i Rexhepit në pozitën e zëvendëskryeministres e rritë shtypjen dhe diskriminimin që po u bëhet personave të komunitetit LGBTIQ+.

“Duke pasur parasysh shtypjen sistematike dhe rrethanat homofobike e transfobike me të cilat komuniteti LGBTIQ+ përballet çdo ditë në shoqërinë tonë, emërimi i saj në këtë pozitë vetëm sa e rritë shtypjen dhe diskriminimin që i bëhet personave LGBTIQ+ nga institucionet dhe shoqëria kosovare, dhe lë hapësirë për shqetësim të kthimit mbrapa të punës shumëvjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile mbi avancimin e të drejtave LGBTIQ+ në vend”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Lajmet e Fundit