13.1 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Ali Podrimja, 11 vjet që kur mbylli sytë përgjithmonë

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Ali Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të nga data 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe u përjashtua mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja kishte humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005./KosovaPress/

Më Shumë

Mbi 2300 gjoba për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente trafiku, arrestohen 31 persona

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba...

Kitaristi legjendar, Eric Clapton njofton turin muzikor në Gjermani

Kitaristi legjendar,  Eric Clapton ka njoftuar se do të performojë në tre koncerte në Gjermani. Turneu do të nisë në Manheim më 13 maj, duke...

Lajmet e Fundit