4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Altera” fillon botimet me librin për fëmijët me autizëm

Shtëpia botuese dhe mega libraria “Altera” nga Prizreni ka nderin të hapë siparin e botimeve të saj për këtë vit me përkthimin e librit bestseller “Dhjetë gjëra të cilat çdo fëmijë me autizëm dëshiron që ju t’i dini” nga autorja amerikane, Ellen Notbohm.

Libri është tejet praktik, informues dhe frymëzues për secilin prind, të afërm, mësues, shok klase dhe terapist të një fëmije autik ose me autizëm.

Si një nënë e përkushtuar në rritjen e dy djemve të saj me autizëm, Notbohm ka arritur të kuptojë botën e autizmit në mënyrë aq të thellë, sa kjo përvojë e saj t’i shërbejë miliona njerëzve në botë, në trajtimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre me autizëm.

I shkruar nga perspektiva e fëmijës autik, libri na mundëson që t’i kuptojmë qartë dhe drejt dëshirat e tyre, ëndrrat, nevojat, komplikimet shëndetësore që ata përjetojnë në përditshmërinë e tyre, duke na përgatitur ne për veprimet që duhet ndërmarrë, në mënyrë që ata të kenë një jetë kuptimplotë dhjetë frytshme.

Duke na shoqëruar nga vitet parashkollore të fëmijës me autizëm, për të vazhduar me vitet e edukimit fillor e të mesëm dhe gjer në moshën madhore të tyre, Notbohm, përmes dhjetë kapitujve dhe dy shtojcave në këtë ribotim të tretë të librit në anglisht, ofron informacione të detajuara, këshilla të dobishme dhe strategji konkrete mbi një fushë përherë të ndryshueshme, siç është autizmi.

Libri na udhëzon për hapat kyç që kërkohen për t’i dalë në ndihmë një fëmije me autizëm, në mënyrë që ky fëmijë të gjejë vendin e vet në jetë, të arrijë një formë vetëbesimi si dhe t’i realizojë dëshirat e tij unike.

Ky vendim për ta sjellë në shqip librin e Notbohm, nuk u ndërmor që t’i shërbejë vetëm mungesës së theksuar të literaturës së kësaj fushe në gjuhën tonë, por, para së gjithash, me qëllim që t’i shërbejë pranisë së zërit të fëmijëve me autizëm në shoqërinë tonë, zëra këta që sa vijnë e shtohen, duke e pasur të qartë se këta zëra mund të mos flasin, ose se janë zëra pa fjalë.

Dhe nuk kanë pse të flasin, sepse është dashuria e tyre e çiltër ajo e cila na thërret që t’i japim zë ndjenjave dhe mendimeve të tyre, ndaj, siç shkruan dhe vetë Notbohm në librin e saj: “Nëse ne nuk veprojmë siç na takon, atëherë trashëgimia e autizmit të fëmijëve tanë do të jetë një rast i paprekur, dhuratë gjithmonë e pazbuluar. Ata na thërrasin që të veprojmë.

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit