14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Anisa Ismajli vjen me ditarin personal “Momente”

1402Në Prishtinë u promovua libri i parë i aktores kosovare me momente nga jeta e saj “Momente” titullohet libri i parë i aktores kosovare Anisa Ismajli i cili u promovua në Prishtinë. Ky libër i përbërë nga proza personale të aktores të shkruara ndër vite,më në fund pa dritën dhe është në dispozicion të lexuesve kosovarë.

I cilësuar si ditar personal i saj, “Momente” përmbledh çaste të lumturisë, të trishtimit, të imagjinatës dhe momentet më intime të aktores. Libri u promovua në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit “Femmes Fatales”.

“… mos me gjykoni, mos më përgojoni, më admironi, për ato që kam thënë, ato që kam përjetuar, ato që kam dashur t’i përjetoj dhe ato që kam imagjinuar, sepse këto të gjitha së bashku krijojnë universin tim… “ këto ishin pak rreshta që Anisa ia kishte dedikuar lexuesve, ndërsa pjesa tjetër e librit ishte e tëra e personale.

Personat që kishin ndihmuar realizimin e ëndrrës së Anises ishin Zana Hoxha-Krasniqi dhe Ilire Zajmi ndërsa ideja për botimin e kësaj vepre Anisës i kishte lindur që në edicionin e parë të Festivalit “Femmes Fatales”. Ilire Zajmi për Anisën tha se publiku e njeh si aktore. Ajo tha se aktorja është parë duke qeshur, e herë duke qarë. Herë e gëzuar, e herë e trishtë në dërrasat e teatrit e në skena filmash duke interpretuar në role të ndryshme.
“Një Anisë krejt ndryshe lexuesi do zbulojë në faqet e këtij libri. Një krijesë të brishtë, emocionale që e do të bukurën, lulet, zambakët, pranverën, puhinë e lehtë. Një Anisë që i pëlqen të shkruaj për gjithçka që e rrethon, si ndihet, më kë i pëlqen të rri. Të shpalos realen e fantazinë e saj prej gruaje në proza poetike e skica të shkurtra. Të rrëfejë bukur dhe shkurtër për vetën dhe të tjerët”, tha Zajmi.

Anisën e shoqëruan një mori duartrokitjesh që për minuta të tërë nuk pushuan, madje dëgjoheshin zëra nga publiku që e inkurajonin aktoren, shkrimtarën “bravoooo”, “të lumtë”, “je e mrekullueshme”. Anisa që ka kaluar emocione të ndryshme të premierave të shumta, kësaj nuk i bëri ballë. Lotët e tradhtuan dhe në këtë mënyrë emocionoi shumicën e të pranishmëve duke i bërë të qajnë.

“Faleminderit shumë, se di çfarë të them. Aktrimi është shumë i thjeshtë, ushtron një muaj, grindesh me kolegë, me regjisorin, por janë momente që kalojnë. Vjenë premiera del para publikut mirë apo keq publiku se vëren. Mirëpo kjo sot, është e pa përshkrueshme. Për mua është si të lindë fëmijën tim të tretë” tha Anisa.

Për Anisën pati shumë fjalë të mira dhe lavdata, pati edhe shumë prej atyre që kërkuan që Anisa të vazhdonte të shkruante. Më pastaj Anisa edhe për disa orë shpërndau libra miqve të shumtë, të cilët donin të kishin si kujtim librin me dedikim nga ajo./KultPlus/

Më Shumë

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren...

Edicioni i tretë i “Prizren Fest” hapet me dramën “Vizita” nga Shqipëria

Drama “Vizita” nga Shqipëria, me regji të Davide Iodice, ka hapur të dielën mbrëma edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient...

Lajmet e Fundit