6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Anton Quni: Kosova ka qenë dhe do të mbetet tolerante e besimeve fetare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni ka vizituar sot Bashkësinë Islame, me ç’ rast uroi për festën e Kurban Bajrami.

“Sot, kur bashkëqytetarët e besimit islam po e festojnë Bajramin e Vogël, në cilësinë e kryetarit të degës së LDK-së, me bashkëpunëtorët e mi, vizitova Këshillin e Bashkësisë Islame për Prizren, ku përmes kryeimamit Orhan Bislimaj, kryetarit Besim Berisha dhe bashkëpunëtorëve, ua përcolla urimet për këtë festë të shenjtë për gjithë komunitetin islam”, shkruan Quni në “Facebook”.

“Kosova ka qenë dhe do të mbetet tolerante në harmoni të plotë në mes të besimeve, ashtu siç e ka dëshmuar gjithherë, ndërkaq roli i Bashkësisë Islame ka qenë i rëndësishëm, prandaj edhe një herë sot jemi të gjithë të bashkuar me shpirt dhe frymë të mirëkuptimit dhe solidaritetit”.

“Uroj nga zemra të ketë gëzime, shëndet e mirëqenie në çdo familje në Prizren, Kosovë dhe kudo!

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Lajmet e Fundit