13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Antonio Conte po refuzon negociatat për rinovimin me Spurs, pret Juventus-in

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte po refuzon të futet në negociata me Spurs për të rinovuar kontratën e cila i përfundon verën e ardhshme, raporton britanikja “Daily Mail”.

Mirëpo, zakonisht kur italiani bën diçka të tillë, ai është i vendosur të largohet. Ndodhi te Juventus, te Inter dhe tashmë te Tottenham.

Vetëm pak ditë pasi këmbënguli se kontrata e tij nuk është “çështje prioritare”, Tottenham pësoi një humbje 2-0 kundër Manchester United të mërkurën.

Kur gazetarët e pyesin për kontratën e tij, trajneri italian zakonisht ngre zërin dhe përgjigjet se nuk i pëlqejnë pyetjet të cilave nuk mund t’u përgjigjet menjëherë. Ai mendon vetëm për çështjet në fushë, stërvitjet dhe rezultatet dhe nuk dëshiron të dëgjojë për asgjë tjetër.

Për fat të keq, kontrata e tij në “Tottenham Hotspur Stadium” skadon verën e ardhshme dhe është një kohë e përshtatshme për të lëvizur diku tjetër.

Conte mendon se duhet të jetë në një klub më të madh dhe nëse nuk mund ta ketë atë në Londër, ai do të preferonte të shkonte në shtëpi te familja e tij në Itali, në Torino.

Juventus dhe Conte janë të bashkuar nga një lidhje e pathyeshme që nuk është prekur as pasi ai iu bashkua Inter-it, rivalëve të “përjetshëm” të “Zonjës së Vjetër”.

Antonio Conte/ Foto di Serena Campanini / Ansa

Nënkryetari i Juventus-it, Pavel Nedved është një admirues i madh i punës së Conte-s, me të cilin luajti dhe përjetoi suksese në Torino.

Shumë brenda klubit duan të largohen nga Massimiliano Allegri mes vështirësive të tyre aktuale. Ata qëndrojnë në vendin e 8-të në renditjen e Serisë A.

Stuhia që rrethon ekipin nuk ka përfunduar ende dhe do të duhet një kthesë e jashtëzakonshme për të bindur bordin që të ketë besim te Allegri. Aktualisht, livornezi ka besimin e kryetarit Andrea Agnelli, por rezultatet janë aty për t’i parë të gjithë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër...

Lajmet e Fundit