13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Arbër Rexhaj, anëtar i ri i Kryesisë së Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot, mbledhjen e 33-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje bën të ditur se në mbledhje, përveç tjerash, është kompletuar kryesia e Vetëvendosjes ku nga tash numëron 23 anëtarë gjithsej si dhe u plotësuan me anëtarë të rinj katër komisione: Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm, Komisioni Statutor, Komisioni Disiplinor dhe Komisioni për Shqyrtime dhe Ankesa.

“Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhi nëpërmjet votimit të fshehtë pesë anëtarë të rinj të kryesisë së Lëvizjes si dhe zgjodhi për nënkryetarin e parë, Besnik Bislimin dhe për sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedin”, thuhet në postim.

VV shton se, “në pozicionin e drejtuesit të Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë është zgjedhur Boiken Abazi dhe udhëheqëse e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes votimit, janë plotësuar me Arbërie Nagavcin, Martin Berishajn, Arber A. Rexhajn, Arbër Zaimin dhe Ajet Poterën”.

Mbledhja ka vazhduar me shumë diskutime dhe pika të shumta të rendit të ditës, me ç’rast drejtorët e drejtorive në komuna ku qeveris Lëvizja Vetëvendosje kanë raportuar mbi punët që po bëjnë këto drejtori gjithnjë me orientim nga alternativa e Lëvizjes dhe synim barazinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Në Kosovë nuk është përmbyllur shtetndërtimi sepse nuk ka demokraci në institucione dhe sepse ka kapje të shtetit gjithandej. Në Kosovë nuk është bërë zhvillimi ekonomik sepse nuk ka prodhim e punësim dhe sepse ka nepotizëm dhe krim. Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më demokratik në vend, demokracinë e brendshme, do ta bartë edhe në institucionet e Republikës dhe komunat e vendit gjithandej nëpër Kosovë”, bëhet e ditur nga Vetëvendosje.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit