22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Arifi: Me Haradinajn kryeministër, qeveria do të ishte e LDK-së

Avni Arifi-aakKëshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, thotë se kjo që i ka ndodhë Kosovës, është më keq se Qeveria Thaçi. Në emisionin “Interaktiv” të KTV’së, Arifi ka thënë se me Bllokun, LDK do të ishte më shumë në qeveri se sa që është tani.

“Kjo që i ka ndodhë Kosovës, është më keq se qeveria Thaçi. Kemi një qeveri që me vota të LDK’së dhe PDK’së është forcuar kapja e shtetit. Janë ndarë me resore, paraja publike bile bile flitet se janë ndarë postet edhe në RTK”, ka thënë Arifi.

“Kosova tash i ka tre kryeministra, është kryeministri Mustafa, të gjithë e dinë se shefi kryesor është Thaçi, tash kemi edhe një kryeministër, ai është kryeministri i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli”, ka thënë ai.

“Qeveria e Haradinajt do të ishte qeveri e LDK’së më shumë se qeveria aktuale”, ka thënë veç tjerash Arifi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit