22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Institucionet e pavarura i vuajnë pasojat e ngërçit

Kuvendi Kosoves14-08Një ditë pasi Kadri Veseli është zgjedhur kryeparlamentar, në zyrë i ka mbërritur një kërkesë që Kuvendi të kryejë me urgjencë një nga detyrat e tij – zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjen do të duhej ta bënte prej vitesh.

“Siç dihet tashmë, Kuvendi i Kosovës për më shumë se dy vjet e gjysmë ka dështuar disa herë të zgjedhë gjyqtarin e nëntë”, thuhet në shkresën e siguruar nga gazeta, e që mban firmën e kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani.

“Luteni, i nderuar z. kryetar i Kuvendit, që menjëherë të filloni procedurat kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjen e gjyqtarit të nëntë të Gjykatës Kushtetuese”.

Shkresës Gjykata ia ka bashkangjitur korrespodencën me kryetarin paraprak të Kuvendit, Jakup Krasniqi, përkitazi me çështjen e njëjtë. Janë disa shkresa që i ishin adresuar./Koha Ditore/

Më Shumë

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit