1.9 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Arkivi i Kosovës mbush 65 vjet

Agjencia Shteterore e Arkivave të Kosovës sot shënon 65 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, në Institutin Albanologjik do të mbahet një konferencë me temën Sfidat e Bashkëpunimit në mes të arkivave në rajon. Përpos drejtuesve të Arkivave të rajonit në Kosovë kanë arritur edhe përfaqësues të Arkivave të Turqisë.

Pos konferencës do të mbahet edhe një ekspozitë ku do të prezantohen dokumente të ndryshme por edhe nga arkivat e Turqisë që do t’i sjellin në Kosovë e që flasin për kosovarët në periudhën e perandorisë turke.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ramë Manaj ka thënë për Klan Kosovën se ky 65 vjetor i gjen arkivat në një gjendje jo fortë të mirë pasi ato ballafaqohen me mungese të hapësirave, me mungesë të kapaciteteve njerëzore e teknologji të vjetëruar.

E këto sfida sipas Manaj bëjnë që arkivat e Kosovës të jenë prapa krahasuar me ato të rajonit.

Arkivat e Kosovës përpos në Prishtinë kanë edhe 6 degë në qytetet më të mëdha të vendit.

Manaj tha se po planifikohet që në Ferizaj të hapet dega më e re e arkivave të vendit.

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit