8.8 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Arrestohen tre persona pasi grabitën një barnatore në Prizren

Pas një pune operative-hetimore të pandërprerë, në bashkëpunim të ngushtë në mes të hetuesve rajonalë të Prishtinës dhe Prizrenit është arritur që të identifikohen tre të dyshuar nga rajoni i Pejës të cilët, si pjesë e grupit, diku rreth mesnate, kanë kryer grabitje të armatosur në barnatoren “Aspirin C” në rrugën e “Jonit” në Prizren.

Sipas hetuesve, të dyshuarit kishin arritur që me kanosje serioze dhe me forcë të grabisnin nga sirtarët një sasi të parave dhe një telefon celular “Iphone 4S” dhe me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas identifikimit të grabitësve, janë bastisur disa lokacione dhe në njërin është gjetur telefoni i cili dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe një pistoletë me mbishkrim “ME Police kalibri 8mm” dhe të njëjtat do të përdorën në cilësi të provave materiale në procese të mëtejme gjyqësore.

“Tre të dyshuarit, pas arrestimit, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës në Policinë e Pejës. Gjatë intervistave është kuptuar se të njëjtit kishin kryer edhe shumë vepra tjera të ngjashme për të cilat janë siguruar prova dhe dëshmi materiale. Në operacion ishin të përfshirë edhe hetues nga Peja. I pyetur për parat e grabitura nga të dyshuarit, njëri nga hetuesit tha se parat janë bërë “rrush e kumbulla” nëpër lokale të natës me muzikë. Ndërkaq prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor”- njofton policia.

Më Shumë

“E privoi nënën nga jeta duke e rrahur”, detaje nga rasti tragjik në Restelicë të Dragashit

Lidhur me ngjarjen tragjike në Restelicë të Dragashit, është deklaruar edhe Prokuroria e Prizrenit. Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se F.B e ka...

Eskalon ‘hajnia’ edhe në Malishevë: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së

‘Hajni’ masive të votave po del se ka pasur edhe në Malishevë. Më shumë te kandidatët e PDK-së, e më pak te disa të VV-së. Në...

Lajmet e Fundit