9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Arrestohet Dani Alves

Futbollisti brazilian, Dani Alves u arrestua herët në mëngjes pasi shkoi në stacionin e policisë Mossos d’Esquadra de Les Corts, në Barcelonë, për të dëshmuar për një sulm të dyshuar seksual për të cilin akuzohet.

Ngjarja do të kishte ndodhur më 30 dhjetor 2022 në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë, kur futbollisti do të kishte futur “dorën brenda të brendshmeve” të një gruaje të re.

Menjëherë, vendi aktivizoi protokollin e Këshillit Bashkiak kundër sulmeve dhe ngacmimeve seksuale në hapësirat e jetës së natës.

Braziliani është larguar nga ambientet me një makinë policie pak minuta pas orës 10. Sipas burimeve të njohura për “Europa Press”, patrulla do ta çojë atë në Ciutat de la Justicia në Barcelonë ku do t’i drejtohet gjykatës dhe do të vendosë nëse do të marrë ose jo masa paraprake ndaj tij.

Ky arrestim ndodh disa orë pasi gazetari, Carlos Quilez tha se “Këtë të premte do të arrestohet nga Policia. Do të fotografohet dhe do të përdoret gjurma e gishtit. Prej aty, Dani Alves do të ketë një precedent penal në vendin tone”.

Ankesa kundër Dani Alves ndodhi dy ditë pas datës në të cilën do të kishte ndodhur sulmi seksual i dyshuar dhe është në fazën e hetimit, sipas Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës (TSJC).

Lojtari e ka mohuar ngjarjen duke thënë se “Isha aty, në atë vend, me shumë njerëz që e shijuan. Pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është ajo zonjë”.

Mbrojtja e Dani Alves

Që në fillim, lojtari ka qenë në dispozicion të autoriteteve për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Në daljen e tij të fundit publike në programin e “Antena 3”, “Y ahora Sonsoles”, Alves deklaroi se është i pafajshëm.

“Do të doja të mohoja gjithçka. Kjo po dëmton reputacionin tim. Ata e dinë se kush jam unë”, theksoi ai.

Në mbrojtje të tij në të njëjtën hapësirë televizive ??doli edhe partnerja e tij, modelja Joana Sanz.

“E di kush është burri im. Unë e di se sa i respektueshëm është ai”, tha Sanz

Më Shumë

Djali i Rasim Demirit, në mesin e të arrestuarve për manipulim të votave

I biri i Rasim Demirit, është në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, si i dyshuar...

Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Rahovec

Pas humbjes së gjyshit, këngëtarit Labinot Rexha i është mundësuar që të jetë prezentë në varrimin e tij. Lajmin e bën të ditur përmes një...

Lajmet e Fundit