17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Ronaldo tani po shqyrton një padi kundër Juventus-it

Juventus po përgatitet të kthehet në Gjykatën e Apelit të FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për gjykimin mbi çështjen e fitimeve kapitale.

Por problemet e klubit të Juventus-it kanë të bëjnë edhe me të ashtuquajturën “manovër pagash”, me të cilën lidhet çështja e “kartonit të Ronaldo-s” , një nga çështjet më të diskutuara ndër ato të hapura nga prokurorët torinezë.

Në dosjet e hetimit gjenden detajet e “shkrimit plotësues” që kompania i kishte propozuar CR7 për të shtyrë tarifat e tij, të pa firmosur asnjëherë nga lojtari.

Në fund, mbi 19 milionë euro nuk i janë paguar asnjëherë lojtarit dhe tani Ronaldo është gati t’i kërkojë. Për ato para, ai do të ishte i gatshëm të merrte masa ligjore kundër Juventus-it, raportojnë mediat italiane.

Më Shumë

Liria kërkon vazhdimësinë, përballet me Trepçën në Hajvali

Liria vazhdon rrugëtimin në Ligën e Parë me një tjetër përballje të rëndësishme, ku do të takohet me Trepçën në kuadër të javëve vendimtare të...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit