24.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Arrestohet kërcënuesi i prokurorit të Prizrenit, Mehdi Sefa

Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa, të enjten, është kanosur në zyrën e tij të punës nga H. P., i cili më pas është arrestuar nga policia.

“Betimi për Drejtësi” ka mësuar se kanosja kishte ndodhur për shkak se prokurori Sefa kishte qenë i ngarkuar me rastin penal të djalit të tij.

Hysini fillimisht kishte kërkuar takim me prokurorin, i cili e kishte pranuar në takim në zyrën e tij. Në takim ai iu kishte drejtuar prokurorit Sefa me fjalët “a e din se ti ma ke dënuar djalin tem” dhe “do të jesh përgjegjës para Zotit dhe robit”, më pas, duke bërtitur, kishte filluar ta ofendonte prokurorin me fjalë të ndryshme. Prokurori Sefa ka lajmëruar policinë dhe pak më vonë personi i dyshuar është arrestuar.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Zejnullah Gashi, i cili ka deklaruar se ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar dhe poashtu është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gashi ka njoftuar se personi është ndaluar si i dyshuar për veprën penale të kanosjes dhe si e tillë do të procedohet më tutje.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me prokurorin Sefa dhe ai ka thënë se shkak për këtë ngjarje është një gjykim gjatë vitit 2016, i zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ai kishte përfaqësuar prokurorinë dhe ku djali  F.  P., ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë. Sefa ka thënë se s’ka asnjë problem personal me Hysinin, i cili e ka kanosur, por se është fyer dhe ofenduar vetëm për shkak të punës së tij profesionale që ka bërë në lëndën penale ndaj djalit të tij.

Gjykata Themelore në Prizren e kishte dënuar F. P. me 22 muaj burgim efektiv për kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

Prokurori i kanosur, kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, në lidhje me lartësinë e dënimit, ku Apeli kishte aprovuar ankesën e tij dhe të F. P. ia kishte rritur dënimin në 3 vite e 2 muaj burgim efektiv.

H. P. dyshohet për kryerjen e veprës penale kanosje, e cila sipas Kodit Penal, dënohet deri në 3 vite heqje lirie./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Përplasje e fortë mes një motoçiklete dhe veture në Prizren, lëndohet një person

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një përplasjeje mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren. Sipas raportimit në “Ora Shtatë”, një 50-vjeçar...

Përurohet libri “Proza popullore legjendare shqiptare” i prof. dr. Sabahajdin Cenës

Në një ngjarje të veçantë kulturore të mbajtur në Rahovec, u përurua libri “Proza popullore legjendare shqiptare”, vepër e autorit të ndjerë prof. dr....

Lajmet e Fundit