Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Prokuroria thotë se të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligji.

“Nga koha e pa përcaktuar e deri më datë 12.03.2026, rreth orës 21:00 në Malishevë, saktësisht në lokalin e afarist “D…” i pandehuri E.B., në cilësinë e pronarit të lojërave, duke vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B., N.H., J.M., dhe Z.P., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë në lokalin afarist e përdorin për lojëra të fatit”, thuhet në njoftimine Prokurorisë në Gjakovë.

Tutje, kanë treguar se pas urdhrit për kontrollimin e lokalit nga zyrtarët policorë, të pandehurit kanë tentuar të arratisen duke kërcyer nga një dritare e objektit, por janë ndaluar nga policia.

Prokuroria ka treguar se cka ëhstë gjetur gjatë kontrollit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Janë gjetur pesë aparate të lojërave të fatit në funksion, ku në aparatin nr. 3 (Kajot) janë gjetur 20 €, në aparatin nr. 4 (Apex) 150 €, dhe në aparatin nr. 5 (Kajot) 70 €. Po ashtu, në çantën e pronarit E.B., janë gjetur 2,000 €, të gjitha të sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet  në njoftim.

Me këto veprime, sipas prokurorisë në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të pandehurit që nga data 12 mars, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit