8.2 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se 70 kosovarëve ua mori 11 mijë euro për “viza”

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj që dyshohet se kishte mashtruar më shumë se 70 qytetarë të Kosovës duke i vënë në lajthitje se do t’ua rregullojë vizat e punës për në një shtet të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit nga Policia, J.L. u kishte marrë secilit nga 150 deri në 300 euro, duke përfituar në total rreth 11 mijë euro.

“Lidhur me rastin pas hetimeve disa mujore është konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shtetas i huaj me iniciale (J. L.) pronar i një ‘agjencioni’, ka kryer veprën penale ‘mashtrim’ pasi përmes paraqitjes se fakteve të rreme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të kundërligjshme ka vënë në lajthim qytetarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për në një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secilin prej tyre në vlerë prej 150 deri në 300 euro. Prandaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka përfituar rreth 11.000 (njëmbëdhjetë mijë euro), duke mashtruar mbi 70 persona”, thuhet në njoftim.

J.L., për të cilin policia s’ka treguar se nga cili vend është, pas intervistimit është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.

Në fund policia ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të tilla duke inkurajuar që për çdo dyshim apo informacion për raste të tilla të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Lajmet e Fundit