Arsenali kontakton Fenerbahcen për talentin e madh turk Arda Guler

Mesfushori turk ka debutuar me ekipin e parë duke treguar aftësitë e tij si në Superligën e Turqisë ashtu edhe në Ligën e Konferencës.

Në 16 ndeshje sa ka zhvilluar në total këtë edicion me ekipin e parë, Guler ka arritur të shëoi tre gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Arsenali po interesohet për Guler i cili në Turqi shihet si Mesut Ozili i ri dhe tanimë ka kontaktuar Fenerbahcen për yllin e ri turk.

17-vjeçari ndihet mirë në Stamboll, por oferta në drejtim të tij tanimë ka shumë.

Përveç Arsenalit në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea e Bayer Leverkusen.

Fenerbahce synon ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit tjetër turkun e ri, por mbetet të shihet se sa do t’i rezistojë

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit