Banorët e fshatit Nushpal të Rahovecit ankohen për mungesë të trotuarit: Po rrezikohen fëmijët

Banorët në fshatin Nushpal në Komunën e Rahovecit, po ankohen se rruga “Liria” ka mungesë të trotuarit, gjë kjo që po rrezikon fëmijët dhe banorët.

Banori i këtij fshati, Ramiz Morina ka folur në emisionin e mëngjesit rreth shqetësimit që ata kanë ngritur.

“Ka rreth 5 vite që kemi bërë kërkesë në komunë, por nuk kanë ardhur asnjëherë. Kjo rrugë është e gjatë mbi një kilometër e gjysmë dhe ka qarkullim të automjeteve, të cilët rrezikojnë fëmijët që kalojnë në këtë rrugë për të shkuar në shkollë”, ka thënë Morina, transmeton Portali.info.

Ai ka thënë se kjo rrugë është asfaltuar para gjashtë viteve, por komuna nuk ka ndërmarrë asgjë për shtrimin e trotuarit.

Morina ka thënë se vetë vajza e tij ka qenë e aksidentuar në afërsi të shkollës, por që për fat të mirë ka shpëtuar. /PORTALI.info


 

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit