16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kujtim Gashi: Mungesa e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, henidikep për PDK-në

Kandidati për deputet i PDK-së nga Prizreni, Kujtim Gashi thotë se mungesa e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, është henidikep për këtë subjekt politik në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mungesa e themeluesve të UÇK-së e PDK-së, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, është henidikep për PDK-në, por, ne jemi të sigurt që të dy do të kthehen fitimtarë dhe faqebardhë, duke e mbrojtur fuqishëm kauzën e drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri”, shkruan Gashi në Facebook.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje si i kemi pasur zgjedhjet e kaluara, mbi të gjitha janë zgjedhje për dinjitet, janë zgjedhje për dinjitetin edhe të UÇK-së edhe të PDK-së edhe të Kosovës”.

“Sa më e fortë që do të jetë PDK-ja aq më e fortë do të jetë Kosova dhe po aq më të fortë do të jenë edhe shokët tanë në gjykatë. Se ata kanë shumë shokë bashkëluftëtarë u dëshmua edhe nga takimi që patëm sonte me veteranët e UÇK-s”.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit