Rashica me shumë gjasë do të jetë titullar ndaj Schalkes

Milot Rashica pritet të jetë titullar për ndeshjen që skuadra e tij Werder Bremen do ta zhvillojë kundër Schalkes.

Rashica mungoi në katër ndeshjet e Werderit në muajin dhjetor dhe në dy të fillimit të këtij viti për shkak të një dëmtimi muskular.

Ai luajti një minutë në fitoren kundër Augsburgut 2:0 dhe të martën kundër Monchengladbachut luajti 16 minuta në humbjen me rezultatin minimal, 1:0. Tani sipas trajnerit Florian Kohfeldt, Rashica është i gatshëm tërësisht dhe pret që ai të jetë në formën më të mirë të shtunën, kur Werderi në shtëpi e pret Schalken e vendit të fundit në tabelë.

“Ai ka shumë energji dhe shkathtësi, dhe ka lënë përshtypje të madhe së fundmi në ndeshjen e së martës dhe në stërvitje. Ai është një opsion për ta filluar ndeshjen e së shtunës, dhe do të jetë përfundimisht i gatshëm për të luajtur nga fillimi kundër Schalkes”, ka thënë të premten trajneri Kohfeldt në konferencën për shtyp.

 

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit