8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Baraliu: Mandatari i Qeverisë, koalicioni që ka shumicën e votave në Kuvend

MazllumBaraliuNjohësi i fushës juridike profesor Mazlum Baraliu i ka sugjeruar presidentes së vendit Atifete Jahjgaës që t’i lexojë mirë dispozitat e nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ku parashihet qartë se kush mund të formojë qeverinë dhe kush mund të jetë mandatar i Qeverisë së re të Kosovës. I pyetur nga Bota press se si e shihni zgjidhjen e problemit për krijimin e institucioneve kur kemi një bllok opozitar që është bërë bashkë kundër z. Thaçi, dhe në anën tjetër z. Thaçi që thotë se është mandatari për formimin e institucioneve, profesor Baraliu është përgjigjur:
Zgjidhjen e shoh në kuadër të dispozitave të nenit 84 paragrafi 14 i Kushtetutës së Kosovës ku në mesin e 30 kompetencave të Presidentit është edhe pika 14, apo pika kompetenca nën këtë pikë, që parasheh se me rastin e mandatimit të kryeministrit të vendit, presidenti i vendit do të duhej të konsultohej paraprakisht me parti ose koalicionin partiak fitues, por që i ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Ai subjekt që I ka 60+1 deputet, mund të mandatohet nga presidentja. Me fjalë të tjera nëse partia fituese në aspektin elektoral, siç është PDK me disa parti tjera, e ka këtë numër të deputetëve presidentja ka të drejtë ta mandatojë këtë. Por nëse ky koalicion nuk e ka këtë numër, e që sipas gjitha gjasave pas formimit të koalicionit të bllokut tjetër opozitar nuk e ka, atëherë presidentja duhet të mendojë mirë dhe ta respektojë Kushtetutën dhe të zbatojë dispozitat e saj dhe t’ia jap besimin për mandatimin e kryeministrit atij koalicioni politik që e ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Mundësi ka për t’u zgjidhur. Nuk ka asnjë arsye që të ketë ngërçe politike, zvarritje dhe mosmarrëveshje pas certifikimit të rezultateve. Procesi duhet ta ketë këtë rrjedh dhe të mos ketë probleme të natyrave të ndryshme siç dikush dëshiron të ketë probleme politike, apo edhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’I zënë të papërgatitura gjitha subjektet politike, por edhe do të reflektohet pakënaqësia e qytetarëve në këto rrjedha të cilët këto lëvizje mund t’i trajtojnë në mënyra të ndryshme, edhe me mos dalje në zgjedhje edhe të degradoj në mas të madhe procesin. Pra gjithçka varet nga vetëdija, nga gatishmëria dhe nga vullneti i subjekteve politike që prioritet ti japin shtetit dhe popullit, e jo interesave të tyre partiake, e politike. Nëse kështu veprohet do të tejkalohet pa asnjë problem kjo çështje është shprehru profesor Mazlum Baraliu për Bota press.

Më Shumë

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit