21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Bashkia e Tiranës kërkon apartamentet e Kadaresë e Agollit për t’i shndërruar në muze

Bashkia e Tiranës do të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli për t’i kthyer në shtëpi muze. Projektvendimi është përgatitur nga administrata e Bashkisë dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e parashikuar për në 31 Janar.

“Shtëpitë e tyre janë në fakt dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Ky pallat u ndërtua pranë mapos në Rrugën e Dibrës nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Sakaq, kthimi në muze i apartamenteve është një ide joshëse për familjet e shkrimtarëve, po aq sa e vështirë. Është shumë e vështirë për ta, të ndahen me kujtimet e një jetë të tërë, mes atyre mureve.

E pyetur nga “GSh”, Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit, tha në linjë telefonike se “e kam shumë të vështirë të ndahem prej shtëpisë. Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj”.

Më Shumë

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Lajmet e Fundit