4.2 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Bayern fiton trofeun e radhës, merr Botërorin e Klubeve

Bayern Munchen rrëmben të gjithë trofetë e mundshëm të vitit 2020, përfshi këtë të fundit, Botërorin e Klubeve. Kampionët e Europës mposhtën 1-0 Tigres të Meksikës.

Ndeshja nisi me golin e Joshua Kimmich, por që është prishur nga Lewandowski. Fillimisht arbitri ka akorduar gol, por më pas, pasi është parë në VAR, lëvizja e polakut përpara portierit, në trajektoren e topit, ka qenë vendimtare, pasi ishte në pozicion të parregullt. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Gjermanët kanë gjetur rrjetën me Pavard në pjesën e dytë në 60’. Anësori fillimisht ka ngritur flamurin për të sinjalizuar një pozicion të parregullt të Lewandowskit, por më pas është analizuar gjithçka në VAR dhe goli i francezit është quajtur i rregullt.

30 minuta e fundit ishin të bukura, por nuk pati më gola. Kështu, Bayern, pasi fitoi kampionat, kupë, Champions, dy superkupa, merr edhe Botërorin e Klubeve, event që duhej të ishte luajtur në dhjetor, i shtyrë nga pandemia. 6 trofe për 2020, Bayern në delir!

Trajneri Flick merr trofeun e gjashtë në 68 ndeshje, askush si ai. Bayern nuk ka pësuar asnjë gol në Botërorin e Klubeve, pasi edhe në 2013 fitoi me portën e pastër. Bavarezët barazojnë rekordin e Barcelonës në 2009 që i mori të gjitha.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një doganieri në Vërmicë, e kaloi kamionin e ngarkuar pa e kontrolluar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Kurti në Has premton 1 miliard euro investim për prodhimtarinë dhe mbështetje për bujqit e fermerët e Prizrenit

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka takuar sot mbështetësit e këtij subjekti politik në regjionin...

Lajmet e Fundit