10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

BD-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse largohet nga gara Ramadan Muja?

BD.2Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, do të ulet me Kryesinë, që të shyqrtojë ofertën për koalicion të PDK-së dhe LDK-së. Mbledhja është paraparë, që të mbahet sonte në zyren e BD-së.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, ia kanë dërguar ofertën për koalicion, kryetarit të BD-së në Prizren, Zafir Berishës. Thaçi ofertën për koalicion ia ka dërguar personalisht Berishës. Mustafa, ndërkaq ofertën ia ka dërguar nëpërmjet deputetit Anton Qunit dhe vetë kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Burimet e “PrizrenPress’it” brenda BD-së, ndërkaq bëjnë të ditur se ky subjekt politik mund të hyjë në koalicion me PDK-në, vetëm me kusht që nga gara për kryetar të Prizrenit, të hiqet kandidati Ramadan Muja.

“Ofertën për koalicion të Thaçit, BD-ja do të pranojë vetëm nëse nga gara për kryetar të Prizrenit, largohet Ramadan Muja.Ky është disponimi i anëtarëve të Kryesisë së Partisë, dhe kjo me gjasë ka me qenë përgjigja e ofertës, që do t’i kthehet Hashim Thaçit”, tregon burimi i afërt me BD-në.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha, thotë ndërkaq se ende nuk janë shyqtuar ofertat e dy partive më të mëdha, PDK-së dhe LDK-së.

“Herët është me folë për këtë temë. Ende nuk i kemi diskutuar dhe shqyrtuar ofertat. Unë i kam marrë ofertat dhe ato do t’i shyqrtojë  Kryesia”, tha shkurt  Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tregoi se Kryesia e BD’së do të mblidhet sonte për t’i shqyrtuar ofertat e të dya partive politike. “ Kryesia do t’i analizojë të dya ofertat dhe sigurisht që do t’ua kthejmë përgjigjjen të dya subjekteve politike”.

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal partia e tretë në Prizren. Për shkak të këtij rezultati, dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, dëshirojnë që në balotazh ta kënë në krah Zafir Berishën. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vëmendja e madhe sot në Prizren: Derbi i të pamposhturve Bashkimi – Sigal Prishtina

Sot, gjithë vëmendja e basketbollit kosovar është në Prizren, ku në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i madh i javës së katërt në ProCredit...

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

Lajmet e Fundit