22.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Ben Blushi pranoi Çmimin Evropian për Letërsinë

BenBlushiShkrimtari shqiptar Ben Blushi ka pranuar Çmimin Evropian për Letërsinë në një ceremoni të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranon këtë çmim, i cili iu dorëzua nga komisioneri Europian për Arsimin, Kulturën dhe Sportin, Tibor Navraciss.

Blushi e fitoi çmimin gjatë Panairit të Librit në Frankfurt në tetor, me librin e tij “Otello, Arapi i Vlorës”, ndërsa këtë çmim e morën edhe 13 autorë të rinj nga Evropa, 6 prej të cilëve janë nga vendet e Ballkanit.

Gazeta Mapo njofton se Blushi këtë çmim ia ka dedikuar viktimës së fundit të ISIS, punonjësit amerikan që u vra së fundmi në Siri, Peter Kassig.

“Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur veten dhe lirinë e saj”, ka thënë Blushi, duke shtuar se libri i tij është një libër kundër racizmit.

Përpos që mori çmim për herë të parë, kjo ishte pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në këtë konkurs. “Otello, Arapi i Vlorës”, u botua në vitin 2009 dhe ishte libri i dytë i Blushit. Autori, që tani pajiset me 5 mijë euro, gjithashtu ka tërhequr vërejtjen për vështirësitë e përkthimit të gjuhës shqipe në gjuhë të tjera.

Autorët e tjerë që pranuan këtë çmim ishin Milen Ruskov nga Bullgaria, Jan N?mec nga Çekia, Makis Tsitas nga Greqia, Oddný Eir nga Islanda, Janis Jonevs nga Letonia, Armin Öhri nga Lihtenshtajni, Pierre J. Mejlak nga Malta, Ognjen Spahi? nga Mali i Zi, Marente de Moor nga Holanda, Uglješa Šajtinac nga Serbia, Birgül O?uz nga Turqia dhe Evie Wyld nga Mbretëria e Bashkuar.

Më Shumë

Hasi përkujtoi 43 dëshmorët që flijuan jetën për atdhe

Në përvjetorin e 26-të të flijimit të tyre për liri, zona e Hasit, familjarë të dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta përkujtuan 43...

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat janë regjistruar deri në maj, në Komunën e Malishevës. Zyrtarë nga kjo komunë i thanë Radio Kosovës...

Lajmet e Fundit