11.3 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Berisha premton kushte për punësim

Berisha-VlashnjeKandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha së bashku më bartësin e listës së BD-së, Osman Hajdari dhe kandidatët për Kuvend të Prizrenit, Ramadan Tarashaj, Ganimete Hoxha, kanë takuar banorët e fshatit Vlashnje. Ata para qindra banorëve kanë prezantuar programin zgjedhorë të BD-së.

Berisha garantoi qytetarët e këtij fshati se do të mbeten parimorë në përcaktimet tyre për një jetë më të mirë.

“Bashkimi Demokratik dhe numri 74 me listën e kandidatëve është përfaqësimi më dinjitoz që ka ndonjë subjekt politik, edhe për faktin se ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme por garantojmë se atë që e themi edhe e realizojmë”, tha Berisha.

Ai tha se në fokus do të jetë punësimi dhe zhvillimi ekonomik i komunës së Prizrenit.

“Ata që premtojnë ndërtime autostradash në këtë krizë ekonomike janë duke bërë manipulimin e radhës sepse qytetari për të dalë në autostradë nuk mund të del me biçikletë dhe qerre kuajsh, por me makinë dhe për të dalë me makinë duhet pasur të ardhura për të siguruar karburant, dhe për të siguruar mjetë për karburante duhet me qene i punësuar, e i punësuar, për fat të keq, është një numër tepër i vogël të cilët kanë të ardhura që ngjajnë me ndihma sociale dhe jo pagë mujore që plotëson nevojat e familjeve tona”, tha Berisha.

Ndërkaq, bartësi i listës nga Bashkimi Demokratik, Osman Hajdari, premtoi administratë funksionale dhe lehtësira në këtë drejtim deri në atë shkallë që disa nga shërbimet për qytetarë, të bëhen edhe nga shtëpia përmes internetit. Kurse kandidatët e BD-së për Kuvend të Prizrenit thanë se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë, gjobat e trafikut dorëzohen në shtëpi

Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar me dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje. Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë identifikuar...

Ngjarja në Prizren ku u therën me thikë nëna dhe e bija 12-vjeçare dyshohet se ndodhi për motive xhelozie

Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor të këtij viti ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit se...

Lajmet e Fundit