11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Besnik Krasniqi zgjedhet kryetar i AAK-së në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zgjedhur sot, Besnik Krasniqin kryetar të Degës në Prizren.

Në Kuvendin e IX zgjedhor, në raundin e dytë nga 182 vota të delegatëve, Krasniqi mori 96 sosh.

Për të parin e AAK-së në Prizren, në garë ishin: Arton Muçaj, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati.

Në raundin e parë nga 219 vota të delegatëve, Arton Muçaj, mori 64 vota, Bajram Kastrati, 73 vota, ndërsa Besnik Krasniqi, 81 vota.

Me këtë rezultat garën vazhduan, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati. Në rundin e dytë Krasniqi mori 96, ndersa Kastrati 86 vota të delegatëve.

Në këtë kuvend ishin të pranishëm, Ramush Haradinaj, Blerim Kuqi, Bali Muharremaj dhe Smail Latifi.

Kujtojmë se kryetar i deritanishëm ishte, Lulzim Kabashi. /tvprizreni.net/

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Latifi nderon me mirënjohje studenten e talentuar Bademë Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij studenten e talentuar nga fshati Gexhë, Bademë Krasniqi, e cila po...

Lajmet e Fundit