11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Akuza të rënda për diskriminim etnik në Dragash, ambientalisti zbulon e kryetari mbrohet

Komuna e Dragashit – e quajtur edhe Sharr me raste – nuk njihet për prodhim të zhvillimeve të rëndësishme politike, ose të paktën zhurma që prodhojnë këto zhvillime ndalet në Prizrenin e afërt. Por, kësaj here akuzat janë të rënda dhe zhvillimet të rëndësishme.

Asambleisti i Pokret za Gora, Nedzmedin Sejdilar, ka akuzuar Komunën e Dragashit për diskrimin të pjesëtarëve të komunitetit goran dhe boshnjak. I intervistuar nga gazeta Nacionale, asambleisti ka qenë shumë i ashpër në këto akuza.

“Komuna e Dragashit ka organizuar dëgjime publike me qytetarët, dhe ka publikuar agjendën [e këtyre takimeve]. Në këto takime me banorët, agjenda e shpallur tregon se cilat fshatra do vizitohen, me datë e orar.” – tha Nedzmedin Sejdilar për gazetën Nacionale.

“Në atë agjendë shihet se asnjë prej fshatrave të Gorës s’do vizitohet, dhe të gjitha vizitat do të bëhen në fshatrat e Opojës,” – insiston asambleisti Sejdilar, duke shtuar se sipas ligjeve në fuqi për organizimin e dëgjimeve publike, çdo qytetari duhet t’i mundësohet qasja në këto dëgjesa publike.

Sejdilar insiston se ky është diskriminim që komunarët e Dragashit po vazhdojnë t’i bëjnë komuniteteve gorane dhe boshnjake në Dragash nga kryetari i sapozgjedhur i komunës. Ai thotë se nuk e di arsyen pse po bëhet ky diskriminim nuk e di.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini i tha Nacionales se agjenda është publikuar dhe se takimet fillimisht do bëhen vetëm në fshatrat e Opojës, por kjo s’do të thotë diskriminim, pasi takimet do mbahen edhe në fshatrat e Gorës.

“Pretendimet janë dashakeqe dhe nuk vijnë nga komuniteti, por nga persona të caktuar. Pasi të kryhen dëgjimet publike në fshatrat e Opojës, do fillojmë takimet në fshatrat e Gorës,” – tha kryetari Xheladini.

Kryetari insistoi se ai do jetë prezent në të gjitha takimet që do organizohen nga komuna dhe në secilin lokalitet të komunës.

Në anën tjetër, asambleisti Sejdilar vazhdon akuzat për diskriminim ndaj komunitetit duke shtuar se komuna edhe me mos-publikimin e vendimeve e shpalljeve të komunës në uebfaqe në gjuhën serbo-kroato-boshnjake.

“Hyni në uebfaqe të komunës dhe e sheh se prej që ka marrë mandatin kryetari, në dhjetor 2021, vetëm një lajm ka qenë në gjuhën që goranët e kuptojnë. Ky publikim ka qenë në ditën e goranëve. Pjesët tjera, vendimet e të gjitha, asnjë nuk është i publikuar në gjuhën që kupton komuniteti,” – i tha Nacionales asamblesti i partisë Pokret za Gora.

Ai thotë se vendimet e shpalljet në uebfaqen e komunës janë të publikuar në gjuhën shqipe e angleze, dhe për këtë ai i është drejtuar edhe kryetarit të Kuvendit Komunal.

Kryetari Behxhet Xheladini pranoi se uebfaqja e Komunës së Dragashit ka probleme me publikimet në të gjitha gjuhët siç është e detyruar me ligjet në fuqi, por shton se kjo s’ka të bëjë me diskriminim, por me mungesë të kapaciteteve njerëzore që komuna ka në dispoziocion – komuna edhe postimet në faqen e Facebook, më publikimin e agjendës së dëgjimeve publike e ka bërë vetëm në gjuhën shqipe.

“Kanë me u publiku. Jemi tu i përgatitë publikimet. Arsyeja është se kemi mungesë të stafit të përkthimit. Ne veçse kemi shpallur konkursin për përmbushje të kësaj mungese,” – tha i pari i komunës, Behxhet Xheladini.

Kryetari u shpreh se brenda javës Komuna e Dragashit do i publikojë të gjitha vendimet prej që ai është kryetar edhe në gjuhën serbo-kroato-boshnjake.

https://www.nacionale.com/politik%C3%AB/Akuza-te-renda-per-diskriminim-etnik-ne-Dragash-ambientalisti-zbulon-e-kryetari-mbrohet-6031

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Lajmet e Fundit