3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Biblioteka e Prizrenit ndan çmimet e konkursit letrar

Biblioteka e Prizrenit, të hënën ka bërë publik emrat e fituesve të konkursit letrar për poezi.

Juria: Ibrahim Skenderi, Arben Rashkaj dhe Ilam Berisha ka vendosur që çmimi Abdullah Thaçi t’i ndahet poezisë “Në Galicë të Kulla e Azem Bejtës” të autorit Besim Cengu.

Juria, çmimin e parë ia ndau poezisë “Dritë” të autorit Orhan Gashi.

Çmimi i dytë i jurisë i takoi poezisë “ Elegji e dëshmitarit numër 101057” e autorit Ramë Oraca.

Çmimin e tretë iu nda dy poezive: “Kur shuhet poeti” e autorit Demir Reshiti dhe poezia “Për botën” e autores Veronika Stafa.

Me libra u shpërblyen edhe poezitë: “Kalorësi në kohën e paqenë” e autorit Fadil Dervishaj; “Spitali psikiatrik” e autores Jemine Skeraj; “Vargje kujtimi” e autores Anida Gjurgjeali, “ Malli për arbëresh” e autorit Rrahman Hyseni, “Dashuri e gabuar” e autorit Gazmend Beqaj, “Brazda hapësirash e autores Farida Ramadani dhe poezia “Lulet e poetit”, autori i së cilës duhet të lajmërohet në bibliotekë.

Drejtoresha e Bibliotekës në Prizren Sahadete Sadikaj tha se në konkursin letrar kanë arritur 8 krijime nga autor nga e gjithë gjeografia shqiptare, ndërsa shtoi se konkursi do të jetë tradicional ndërsa do të shikohen mundësitë që vlera monetare e sh[ërblimit të jetë me e madhe.

Ibrahim Skenderi, në emër të jurisë tha se asgjë në këtë jetë nuk është ideale. “Kemi pasur punë të vështirë, që të zgjedhim më të mirat në mesin e 80 krijimeve”, tha ai./Gazetaere.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Mësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune. Përmes një njoftimi zyrtar...

Përfundon afati kalimtar te meshkujt

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt për basketbollistët vendorë. Sigal Prishtina ka rikthyer Jon Ismajlin...

Lajmet e Fundit