5.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Blick: Xherdani Shaqiri është lojtar i ri i Liverpoolit

Pas rënies së Stoke City nga Premier Liga, ishte e qartë se Xherdan Shaqiri, 26 vjec, do të largohej nga “Potters”. Ylli i Zvicrës përflitej rreth një transferimi të mundshëm në disa klube, por e ardhmja e tij është në Liverpool.

Sipas ‘Blick’, Shaqiri do t’i bashkohet skuadres angleze falë një klauzole që kap vlerën 17 milionë franga.

 

 

Tutje gazeta zvicerane është mëse e bindur rreth këtij transferimi, duke cekur poashtu se më 22 korrik Shaqiri do të udhëtoj me klubin e tij të ri në turneun e tyre në SHBA.

Poashtu edhe gazetarja e famshme angleze Melissa Ruddy, në orët e hershme të mëngjesit ka publikuar një ‘cicërimë’ në Twitter, duke pohuar se ylli zviceran me prejardhje nga Kosova me shumë gjasa do vijë sot (e premte) në Merseyside për të finalizuar transferimin e tij, duke shtuar se nëse gjithcka shkon sipas planit zyrtarizimi vjen në fund të kësaj jave. /IndeksOnline/

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit