10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Blloku heq dorë nga kryeparlamentari, kërkon garanci për qeveri

Blloku VVVLAN pritet të tërhiqet nga posti i kryeparlametarit. Këtë mund ta bëjë nesër, pas një takimi që mund të kenë liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje e të Nismës për Kosovën.

Një burim brenda VLAN-it i ka thënë portalit Koha.net në kushte anonimiteti se VLAN-i është i interesuar që të zhbllokojë ngërçin politik, duke lëshuar pe nga pozita e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, në Interaktiv të KTV-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, paralajmëroi se brenda 2-3 ditësh mund të ndodh zhbllokimi. Ai ka thënë se PDK-së duhet lënë kryeparlametari, të cilin ai e ka quajtur “ciceron”, ndërsa ka thënë se mes Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt duhet të gjendet një zgjidhje për postin e kryeministrit me rotacion.

Kujtojomë se kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë takuar sonte vonë sërish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Jozyrtarisht mësohet se ata kanë kërkuar garanci nga Presidentja se herën e dytë do t’u takojë atyre e drejta për të formuar Qeverinë, pasi mundësinë e parë ta ketë shteruar PDK-ja e Thaçit. Një gjë të tillë nuk e kanë marrë nga Presidentja Jahjaga.

Më Shumë

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Lajmet e Fundit