1.8 C
Prizren
E enjte, 23 Mars, 2023

Boksieri Agron Xhila i dha fund beqarisë

Agron Xhila i dha fund beqariseBoksieri shqiptar i peshave të rënda – deri 91 kg, Agron Xhila, i dha fund beqarisë së tij, pasi dje-zhvilloi ceremoninë martesore, duke zgjedhë bashkëudhëtaren e tij të jetës, vajzën shqiptare nga Kosova, Arbnora Topllanën.

Boksieri profesionist shqiptar, Agron Xhila 25 vjeçar, me rezultate dhe një skedë të lakmueshme në ringun profesionist : 21 ndeshje prej të cilave 20 fitore (KO 16) – 1disfatë (KO 0) =21, kampion botëror për boksier të rinjë deri 24 vjet në versionet IBF, GBU, WBO dhe WBC, më në fund vendosi të lidhë kurorë me të dashurën dhe të perzgjedhurën e zemrës-Arbnora Topllana, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kohë më përpara, Agron Xhila është shprehur në prak të një ndeshje boksi ( në përballjen e dytë me Vanickin), pasi kishte përfunduar shërbimin ushtarak në armatën zviceriane se “fitoren ia dedikoj Arbnora Topllanës, duke bërë publike fejesën e tij me të përzgjedhurën e zemrës, dhe paralajmëroi ceremoninë martesore, që u zhvillua në Strugë, në prani të familjarëve, shokëve, e miqëve të shumtë të ftuar në këtë gazmend, të cilët uruan çiftin e ri duke dëshiruar harmoni, dashuri dhe jetë të lumtur bashkëshortore, duke mos harruar ti dëshirojnë Agron Xhilës sukses në karrierën e tij të boksit profesionist, e sidomos në ndeshjen që planifikohet për fillimin e muajit tetor.

Më Shumë

Kurti: Pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se sot në Ohër është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi ankesin e marrëveshjes mbi propozimin evropian.   Megjithatë i...

Shtyhet ndeshja e Superligës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit

Ndeshja e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës është shtyrë zyrtarisht nde Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e...

Lajmet e Fundit