7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Serbia shton numrin e serbëve në Shqipëri

Serbët në ShqipëriAleksandar Çotriq, deputeti serb nga radhët e Lëvizjes së Ripërtëritjes serbe, kryetar i të cilës është Vuk Drashkoviqi, është ankuar për, siç ka thënë ai, pozitën e vështirë të serbëve në Shqipëri. Deputeti, që sikur dhe kryetari i tij partiak merret me shkrime publicistike e letrare, ka “numëruar” serbët në Shqipëri dhe atje, sipas tij, janë 30 mijë sish, siç ka thënë ai, pa asnjë të drejtë.

“Serbët në Shqipëri janë një nga komunitetet minoritare më të rrezikuara të Evropës pasi ata nuk kanë status të njohur të pakicës kombëtare ose të drejtën për shkollim institucional dhe informacion në gjuhën e tyre amtare, si dhe të përballen me asimilimin dhe zhdukjen e plotë, si rezultat”, ka thënë Çotriq për “Kuririn” e Beogradit, citon Koha.net.

Çotriq, i cili është gjithashtu një anëtar i komisionit parlamentar serb për diasporën dhe serbët në rajon, tha se pavarësisht faktit se janë një komb autokton që kanë jetuar atje me shekuj, 30.000 serbë etnikë të Shqipërisë nuk kanë të drejtën e përfaqësimit të pakicave në parlament, ose në një institucion arsimor.

Duke folur për serbët, Çotriq madje ka qarë edhe hallin e minoritarëve të tjerë në Shqipëri:

“Serbët, si dhe pakicat e tjera (grekët, maqedonasit, vllahët), nuk mund të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike e fetare në regjistrimet e popullsisë, dhe për shkak të komplikimeve administrative dhe kostot e larta të procedurës që tejkalojnë vlerën e 1.000 eurove, ato janë praktikisht të paaftë për të kërkuar emrat e tyre origjinalë, të shqiptarizuar me forcë gjatë sundimit të Enver Hoxhës”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që në takimet bilaterale me autoritetet e Tiranës, si dhe me organizatat ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian, qeveria e Serbisë duhet të ngrejë sa më shpejt që të jetë e mundur, çështjen e mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Shqipëri.

Statistikat zyrtare të Tiranës kontestojnë këtë shifër të Beogradit për numrin e serbëve në Shqipëri. Megjithëkëtë, sado që Çotriq nuk e përmend, në fshatin Hamil të komunës Qendër në Fier është hapur shkolla në gjuhën serbe dhe në të fëmijë serbë e boshnjakë vijojnë mësimet serbisht.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit