8.3 C
Prizren
E diel, 13 Prill, 2025

Boshnjakët e Gornasellës kërkojnë hapje të paraleleve në gjuhën shqipe

Fshati Gornasellë është fshat i Luginës së Lumëbardhit, që është i banuar me pjesëtarë të nacionalitetit boshnjak. Por, edhe pse këta banorë e flasin gjuhën boshnjake ata ndihen shqiptarë dhe duan që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhën shqipe. Sipas Almir Bajramit, banor i fshatit, Gornasella ka gjithsej 80 familje, e nga këta numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë është 20 nxënës. Fshati ka paralelen e ndarë të shkollës së Mushnikovës. Bajrami, duke folur për “Kosova Sot”, tregoi se viteve të tjera i ka dërguar kërkesën me nënshkrim të prindërve, që nxënësit e këtij fshati të mësojnë në gjuhën shqipe. Por, deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe nxënësit e atyre që janë këmbëngulës të shkojnë në shkollën në gjuhën shqipe, detyrohen të udhëtojnë nga 3 kilometra në një drejtim deri në Mushnikovë, shkruan gazeta Kosova Sot

Numri i vogël i nxënësve

Lidhur me këtë, ne e kemi kontaktuar ish- drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, i cili e ka pranuar faktin se ka pasur kërkesë nga banorë të këtij fshati. “Por, për shkak të kriterit dhe numrit të vogël të nxënësve nuk ua kemi dhënë këtë mundësi. Mirëpo, nuk mund të mos them edhe faktin se ka pasur ndikim e mendim politik për këtë veprim”, tha Çoçaj.

Kurse, i kontaktuar aktualisht drejtori i Arsimit, Zehedin Shemsedini, tregon se nga ardhja e tij në këtë post këtë kërkesë nuk e ka pasur. Drejtori i shkollës së Mushnikovës, Sedat Bajrami, shkollë amë e Gornasellës, sepse Gornasellë është paralele e Mushnikovës, thotë për gazetë se ” këtë vit s’e kemi bërë këtë kërkesë, ngase nxënësit nuk e kanë sjellë kërkesën të nënshkruar nga prindërit. Posa ata ta sjellin, unë do ta parashtroj këtë kërkesë në DKA dhe aty do ta shqyrtojmë kërkesën e nxënësve që duan të mësojnë me vullnet të tyre shqip”, pohon ai

Senadi pohon se nëse duhet do të paguajë një mësues vetë

Sipas banorëve të fshatit Gornasellë disa prej tyre tashmë detyrohen që fëmijët e tyre t’i dërgojnë nga 3 kilometra larg në një drejtim në Mushnikovë për të mësuar shqip. Senad Bajrami, banor i këtij fshati, për “Kosova sot” ka thënë: “Unë nuk po kuptoj pse ndodh me fëmijët tanë kështu. Nëse duhet, unë do të paguaja privatisht një mësues që fëmijët e familjes time të mësojnë shqip”, tha Senadi, Ai pastaj ka shtuar se ndihet i fyer se si fëmijët e tij detyrohen të shkojnë e të udhëtojnë nga 3 kilometra në një drejtim, që ata të vazhdojë shkollën në gjuhën shqipe. Ai tregon tashme janë mbi numrin e kërkesave për të pasur paralele shqipe. Sepse numri i nxënësve është 6, që duan të mësojnë shqip.

“Këtë vit po shpresojmë se këtë të drejtë ligjore për fëmijët tanë do ta plotësojnë”, shpreson edhe vetë Senadi. Kurse në DKA të Prizrenit pohuan se nëse kërkesa bëhet e rregullt me procedurë të kërkesës së prindërve dhe deklarata e nxënësve se ata duan të mësojnë vetëm në gjuhën shqipe, ata do ta shqyrtojmë drejt kërkesën. Por, ata thanë se këtë vit ende nuk ka ardhur një kërkesë e tillë. Kurse, Senadi shprehet se “këtë vit do të bëjmë kërkesën dhe nëse nuk na realizohet kjo kërkesë, unë definitivisht do të bëj që mësuesin të na lejojnë që ne privatisht të paguajmë dhe fëmijët tanë mos udhëtojnë çdo ditë nga tre kilometra në një drejtim. “Na kërkojmë që fëmijët tanë të mësojnë shqip”, tha Senadi, duke shtuar se është edhe në interesin e fëmijëve të tyre për të ardhmen që ata të mësojnë në gjuhën shqipe.

Më Shumë

Pranvera vonon të vijë – Reshjet e borës në Rugovë e Dragash shkojnë në disa centimetra

Kosova është përfshirë sërish nga reshje bore, duke shtyrë ardhjen e pranverës që tradicionalisht shënon ngrohjen e motit. Reshjet kanë qenë intensive, ndërsa në disa...

Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës

Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me zonjën Fahrije Hoti, iu është ofruar audiencës greke për të njohur historinë e saj frymëzuese të ringritjes pas luftës...

Lajmet e Fundit