17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Rikthim i befasishëm i dimrit: Reshje bore dhe temperatura nën zero sot

Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore.

Priten vranësira të dendura, të cilat në fillim do të kushtëzojnë reshje shiu. Reshjet e shiut shumë shpejt do të shndërrohen në borë, fillimisht në viset kodrinore-malore, e më pas edhe në viset e ulëta. Reshje bore priten në gati të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Pasdite vonë ose në mbrëmje, reshjet pritet të pushojnë dhe do të pasojnë kthjellime të pjesshme.

Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme që nga mëngjesi, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të bien nën zero, duke sjellë ngrica në shumë zona të vendit.

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit