7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Britania largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian

Britania nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.

Ky vend i ka dhënë fund anëtarësisë 47-vjeçare në bllokun evropian, duke e lënë atë me 27 anëtarë.

Britania tani e tutje do të konsiderohet nga BE-ja si shtet i tretë dhe Përfaqësimi i saj i Përhershëm në këtë bllok do të shndërrohet në mision të jashtëm.

Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij, përcjell REL.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.?

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit