Hana ishte në listën e ngushtë për intervistim, ku në mesin e 18 aplikacioneve u përzgjodhën pesë kandidat.

 “Me datën 23 dhe 24 nëntor 2022, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën Kryeshef Ekzekutiv, në mesin e 18 aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim pesë kandidatë”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, Telekomi i Kosovës.

Siç ka njoftuar Telekomi i Kosovës, Hana erdhi në këtë detyrë, pasi u poentua nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë.

“Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës konstaton që i gjithë procesi i rekrutimit për pozitën e punës Kryeshef Ekzekutiv ka qenë transparent, i rregullt dhe në bazë të Ligjit, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative”, thuhet tutje aty.

Ndryshe nga Kryeshefi i Telekomit, procesi nuk ka arritur të mbahet edhe për pozitën e zyrtarit Kryesor të  Financave dhe Thesarit për të cilën pozitë kishin aplikuar 6 kandidatë.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve, Komisioni Vlerësues ka konstatuar që nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs për ZKFTH, konform legjislacionit në fuqi”, ka bërë të ditur Telekomi, prandaj konkursi për këtë pozitë do të rishpallet.